Hamasi i gatshëm të lirojë pengjet civile brenda një ore nëse Izraeli ndalon bombardimet e Gazës

Një zyrtar i lartë i Hamasit ka shprehur gatishmërinë e tyre për të liruar të gjitha pengjet civile në Gazë brenda një ore, nëse Izraeli ndalon bombardimet. Kjo deklaratë vjen në kontekstin e sulmit ajror vdekjeprurës në spitalin Baptist Al-Ahli Arabi të Gazës, ku të paktën 500 njerëz janë raportuar të kenë humbur jetën

Një sulmi ajror izraelit në Gaza

Një zyrtar i lartë i Hamasit ka thënë se “Hamasi është i gatshëm të lirojë të gjithë pengjet civile brenda një ore nëse Izraeli ndalon bombardimet e Gazës”.

Pak më parë, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ka shpallur tre ditë zie pas sulmit ajror vdekjeprurës në spitalin Baptist Al-Ahli Arabi të Gazës, kanë njoftuar mediat shtetërore, raporton TheGuardian.

Gjerësa mediat ndërkombëtare raportojnë se presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas tërhiqet nga samiti që supozohej të mbahej nesër, të mërkurën, me presidentin amerikan Biden dhe kthehet në Ramallah, pas masakrës së kryer nga forcat izraelite në Spitalin Baptist në Gaza.

Frika po rritet se njerëzit në Gaza kanë filluar të dehidratohen deri në vdekje pasi uji i pastër po mbaron, me sulmet ajrore izraelite që vazhdojnë të godasin territorin palestinez prej 2.3 milionë banorësh mes një bllokade totale për ushqimin, energjinë elektrike, ilaçet dhe karburantet.

Ndryshe, ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se sulmi ajror izraelit në spitalin Baptist Al-Ahli Arabi në qendër të qytetit të Gazës ka rezultuar në të paktën 500 viktima.

Spitali u godit pa asnjë paralajmërim paraprak.

Sulmi në spitalin e Gazës ishte deri tani sulmi ajror më vdekjeprurës izraelit në pesë luftëra të zhvilluara që nga viti 2008.

Ndërsa, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se nuk kanë ende detaje mbi sulmin e raportuar në spitalin Baptist Al-Ahli Arabi në qytetin e Gazës.

Ndryshe, sulmi në spitalin Baptist Al-Ahli Arabi, për të cilin autoritetet e Gazës thanë se vrau të paktën 500 njerëz, vjen përderisa presidenti amerikan, Joe Biden, përgatitet të udhëtojë në Izrael të mërkurën.

Presidenti amerikan do të shkojë gjithashtu në Aman për bisedime me Mbretin e Jordanisë Abdullah, presidentin egjiptian, Abdel Fatah al-Sisi dhe presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, në një përpjekje për të shmangur një fatkeqësi humanitare edhe më të madhe dhe një luftë rajonale.

Gjithashtu, Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka dënuar ashpër sulmin ndaj Spitalit Arab Al Ahli të Gazës.

“Ne bëjmë thirrje për mbrojtjen e menjëhershme të civilëve dhe kujdesin shëndetësor, si dhe që urdhrat e evakuimit të anulohen”, ka shkruar ai.

 

Ndërsa, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se në një hetim fillestar tregon se shpërthimi në spitalin e Gazës ishte shkaktuar nga një lëshim i dështuar i raketës së Hamasit.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika