Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se PDK-ja propozon që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 21 dhjetor.
Ai ka theksuar kjo datë është më e përshtatshme, pasi 28 dhjetori përkon me periudhën e festave, duke e bërë pjesëmarrjen më të vështirë për qytetarët.
Hamza gjithashtu komentoi refuzimin e partisë së tij për të marrë pjesë në seancën e Kuvendit për buxhetin e propozuar nga presidentja Osmani, duke theksuar se “nga qershori kemi thënë se mundemi me mbërritë në këtë situatë… Nuk mundemi të bëjmë veprime që bien ndesh me ligjin dhe Kushtetutën”.
Ai shtoi se PDK-ja do të garojë në zgjedhje me një ekip të mirë dhe një program të qartë, duke theksuar se janë të përgatitur për procesin zgjedhor.
“PDK unë si kryetar i PDK nuk kemi vija të kuqe për as një subjekt politik”, ka thënë tutje ai.