Hamza prezanton programin ekonomik: Grante për bizneset, energji më e lirë, rrugë e hekurudha moderne

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video të re në kuadër të fushatës zgjedhore, ku shpalos zotimet e tij kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit dhe fuqizimin e sektorit privat.

“Nuk ka zhvillim të shtetit pa sektor privat të suksesshëm”, thekson Hamza, duke nënvizuar se si Kryeministër do të sigurojë mbështetje të madhe dhe konkrete për bizneset në Kosovë, njofton Dukagjini.

Në video, Hamza prezanton një sërë masash ekonomike, ndër to: ndryshimin e mënyrës së pagesës së TVSH-së, e cila nuk do të paguhet më në kufi, por brenda vendit dhe vetëm pas shitjes së produktit, duke lehtësuar ndjeshëm barrën financiare për bizneset. Po ashtu, ai premton grante investive deri në 30% të vlerës së investimit për bizneset e reja dhe ato në zhvillim.

Hamza paralajmëron investime në kapacitete të reja energjetike për uljen e çmimit të energjisë për qytetarët dhe bizneset, si dhe investime të fuqishme në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore për të lehtësuar transportin e njerëzve dhe mallrave brenda dhe jashtë Kosovës.

Një tjetër zotim i rëndësishëm i tij është legalizimi i ndërtimeve pa leje, me synimin për të çliruar miliarda euro kapital të ngrirë dhe për t’i dhënë vlerë pronës së qytetarëve.

“Unë jam Bedri Hamza, dhe ky është misioni im: një Kosovë që funksionon për të gjithë”, përfundon ai mesazhin e tij, duke e mbyllur videon me sloganin: Bashkë. Përpara.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika