“Në vend të qeverisjes patëm stagnim”, Hamza: Zgjedhjet, mundësi për t’i thënë mjaft bllokadës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se vendi po përballet me pasoja të mungesës së vullnetit politik nga shumica parlamentare, duke kritikuar qeverisjen aktuale për, siç tha ai, stagnim dhe mungesë rezultatesh.

Në një video-adresim një ditë pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, Hamza tha se zhvillimet e fundit janë shqetësuese dhe se qytetarët po përballen me pasiguri politike.

“Mbrëmë u përballëm me një zhvillim që ngriti shqetësime, por përgjigjja jonë ishte e qartë e vendosur”, ka thënë Hamza.

Ai ka deklaruar se periudha pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 është karakterizuar me paqartësi dhe vonesa institucionale, duke shtuar se qytetarët po detyrohen të shkojnë sërish në zgjedhje për shkak të vendimeve të gabuara politike.

“Ju keni votuar dy herë dhe tash po ju kërkohet të votoni për herën e tretë, jo si rezultat i vullnetit tuaj, por për shkak të vendimeve të gabuara të kësaj qeverie”, ka deklaruar ai.

Hamza ka kritikuar qeverinë edhe për mungesë zhvillimi ekonomik dhe rritje të kostos së jetesës.

“Në vend të qeverisjes patëm stagnim, në vend të përmirësimit të mirëqenies patëm përkeqësim dhe rritje të kostos së jetesës”, është shprehur ai.

Sipas tij, jostabiliteti politik ka kosto të drejtpërdrejtë për qytetarët, ndërsa ka thënë se zgjedhjet e reja duhet të shihen si mundësi për ndryshim dhe rikthim të besimit në institucione.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika