Hani i Elezit bëhet me Qendër të re të Kulturës

Është hapur Qendra e re e Kulturës dhe Rinisë në Hanin e Elezit, kjo Qendër është investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Hanit të Elezit

Qendra e re e Kulturës dhe Rinisë në Han të Elezit.

Hani i Elezit bëhet me Qendër të re të Kulturës dhe Rinisë, nga një investim dypalësh, i Ministrisë së Kulturës, Rinisë (MKS) dhe Sportit dhe Komunës së Hanit të Elezit.

Njoftim për hapjen e kësaj qendreje e ka bërë MKS-ja, përmes një postimi në faqen e zyrtare në Facebook.

Ky objekt i destinuar për aktivitete kulturore ka kalur nëpër tri faza të investimeve.

Kjo qendër ka një hapësirë prej tre mijë e gjashtëqind metra katror, dhe përbëhet nga salla kryesore, e cila është salla teatrale me 443 ulëse, biblioteka, salla e seminareve, salla e sporteve marciale, hapësira për ekspozita.

ilustrim

Kjo qendër e kulturës është shumë më rëndësi për qytetarët e kësaj komune, të cilët tash e tutje do të kenë një hapësirë multifunksionale për t’i zhvilluar aktivitetet e tyre kulturore dhe sportive.

Qendra e re e Kulturës dhe Rinisë në Han të Elezit.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika