Hapet Festivali i Filmit “Hyjnesha nё fron”

Festivali i Filmit tё Kosovёs “Hyjnesha nё fron”, i cili kёtё vit shёnon edicionin jubilar, tё 15-tin me radhё

Pamje nga ceremonia e hapjes

Mbrëmë, e premte, u hap zyrtarisht edicioni jubilar, i 15-ti me radhë i Festivalit të Filmit të Gjatë dhe të Shkurtë “Hyjnesha në fron”, me premierën e filmit të shkurtë “N’sytë e Katës” nga regjisori Shkëlzen Sylejmani.

Filmi i shkurtë “N’sytë e Katës” është një film pesëmbëdhjetë minutësh me protagonist Besim Ajetin, personazhi i të cilit është një prind, në karrocë, që bën çmos ta shpëtojë të bijën e tij nga lufta dhe nga kërcënimi i paramilitarëve që kishin rrethuar vendin, përfshirë një hotel ku ishin ngujuar këta dy persona.

Filmi është një reflektim mbi luftën nga këndvështrimi i personave me nevoja të veçanta, ngase edhe preludi i filmit kur e bija e rritur, thekson sesi jeta e saj ka marrë një qëllim, e që është t’i ndihmojë njerëzit në nevojë, meqë kishte mbijetuar falë një personi të tillë.

Filmi është xhiruar në lokacionet e Fushë Kosovës, për dy vjet me radhë me aktorët: Besim Ajeti, Katarina Ajeti, Alma Veseli Qëndresa Jashari.

Mbrëmë gjatë premierës së filmit në sallën baroke të “Kino Armata” pati shumë mysafirë të nderuar, kryesisht nga bota e filmit dhe krijimtarisë.

Ky edicion jubilar i Hn’F- së vjen me moton dhe sloganin: Ne mundemi të veprojmë më mirë, ne mundemi të bëhemi më të mirë. Pas premierës pati një ndeje me muzikë, bisedë e gusto. Kujtojmë se regjisori Shkëlzen Sylejmani ka mbajtur gjithashtu një punëtori mbi filmin në kuadër të festivalit.

Sot, gjatë ditës është shfaqur një program i tërë me filma të shkurtë, ndërsa gjatë mbrëmjes pritet të shfaqen filmat e gjatë: “Kthimi” dhe “Internimi”.

Hn’F, vazhdon edhe nesër me program, ndërsa në mbrëmjen e së nesërmes, të dielën, do të ndahen çmimet dhe statuetat e Hn’F-së për laureatët e edicionit jubilar, të pesëmbëdhjetin me radhë.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika