Haradinaj: AAK po fuqizohet në Kosovë dhe në diasporë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në 23-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka takuar strukturat e të gjitha niveleve të kësaj partie

Kreu i AAK-së,Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në 23-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka takuar strukturat e të gjitha niveleve të kësaj partie.

“Në vigjilje të 23-vjetorit të themelimit, takuam sot strukturat e të gjitha niveleve të AAK-së, ku diskutuam për çështjet e brendshme organizative”, njofton Haradinaj.

“AAK po kalon nëpër një momentum shumë pozitiv. Qytetarë të shumtë, profesionistë nga të gjitha fushat, po i bashkohen Aleancës sepse ata po e shohin si alternativën më serioze politike”, njofton tutje ai.

Haradinaj ka shtuar se zgjedhjet e brendshme të fundit në Aleancë, kanë nxjerrë struktura “të mirëfillta të cilat kanë krijuar terren jashtëzakonisht të mirë” për prurje të reja nëpër degë në Kosovë por edhe në diasporë.

Kreu i kësaj partie ka theksuar se “AAK mbetet konsistente në temat nacionale sepse vlerësojmë se kjo është e duhura për Kosovën, qytetarët dhe të ardhmen tonë të përbashkët”.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika