Haradinaj: Besoj që sot është dita e kthesës, Konjufca të kërkojë falje

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur qëndrimin se partia e tij nuk ka votë pro për formimin e Qeverisë së re – por megjithatë vlerëson se sot është dita e kthesës.

Haradinaj deklaroi se Glauk Konjufca si mandatar i dytë për kryeministër duhet të kërkojë falje që i vonoi qytetarët edhe për dy javë, njofton Dukagjini.

“Besoj që sot është dita e kthesës dhe nga sot fillon me numëru koha ndryshe, dhe jam optimist se zgjidhja do të jenë zgjedhjet dhe nuk duhet të humbasim kohë. U kërkoj falje qytetarëve të vendit, e sidomos atyre që janë prekë më shumë. Kemi qenë çdoherë në kërkim të zgjidhjes në kohë, por ka qenë e pamundur të arrihet një zgjidhje e duhur pa ata që kishin fituar një shumicë më të madhe të votave”, ka thënë Haradinaj.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika