Haradinaj e falënderon Escobarin për mbështetje: Aleanca mes dy vendeve është e përjetshme

Kryetari iAAK-së, Ramush Haradinaj, ditën e parë të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka filluar në Departamentin Amerikan të shtetit në takim me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ditën e parë të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA), e ka filluar në Departamentin Amerikan të Shtetit në takim me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kështu ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku thotë se në takimin me Escobar u dëshmua mbështetja e pa rezervë e qeverisë amerikane për popullin dhe shtetin Kosovës.

“Ditën e parë të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e fillova me takimin në Departamentin Amerikan të Shtetit, me emisarin e qeverisë amerikane për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në takim theksova që arritjet e deritanishme si shtet, përpos që janë meritë e sakrificës së shumë brezave ndër vite, padyshim e kanë vulën e Amerikës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka kërkuar që të ngritet niveli i marrëdhënieve bilaterale, sidomos në fushën e sigurisë, me anëtarësimin me hapa të përshpejtuar të Republikës së Kosovës në NATO.

“Në takimin me Escobar u dëshmua mbështetja e pa rezervë e qeverisë amerikane për popullin dhe shtetin Kosovës, në veçanti me proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Kërkova që të ngritët niveli i marrëdhënieve bilaterale, sidomos në fushën e sigurisë, me anëtarësimin me hapa të përshpejtuar të Republikës së Kosovës në NATO”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka shtuar se aleanca mes dy vendeve është e përjetshme.

“Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe do të punojmë pa ndalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë”, ka përfunduar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika