Haradinaj falënderon Mehajn për shërbimin e tij gjatë mandatit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka falënderuar ish-ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj pasi ky i fundit gjatë kësaj të marteje ka dhënë dorëheqje

Haradinaj dhe Mehaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka falënderuar ish-ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, pasi ky i fundit gjatë kësaj të marte ka dhënë dorëheqje.

“I nderuar ministër Mehaj, faleminderit për shërbimin ndaj atdheut!”, ka shkruar Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës e ka konfirmuar zyrtarisht sot dorëheqjen e Armend Mehajt nga Ministria e Mbrojtjes, duke thënë se Mehaj ka dhënë dorëheqje për shkaqe familjare.

Në vend të tij, sipas Kurtit, është emëruar ish–koloneli Ejup Maqedonci.

Lexo dhe: E konfirmon Kurti, Mehaj jep dorëheqje, në vend të tij emërohet Ejup Maqedonci

“Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës”, tha ai.

Armend Mehaj, nëpërmjet një postimi, ka treguar arsyet e dorëheqjes së tij nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se ka dhënë dorëheqje për arsye familjare, teksa ka treguar që kryeministri Kurti e ka falënderuar atë për punën që ka bërë si ministër.

Lexo dhe: Mehaj: Dhashë dorëheqje për arsye familjare, Ejup Maqedonci zgjedhja e duhur për ministër

“Sot, më 08 gusht 2023, në mirëkuptim dhe mirëbesim të plotë, me kërkesën time, Kryeministri Albin Kurti më ka liruar nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës! Kjo kërkesë prej anës sime, ka ardhur për arsye familjare, për të cilat e kam njoftuar Kryeministrin Kurti, me kohë që më parë”, ka thënë Mehaj.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika