Haradinaj: Gjendja në veri mund të përshkallëzohet, Washington dhe Qeveria ta marrin nën kontroll situatën 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se skenari i regjimit prorus në Serbi për destabilizimin e Kosovës po hyn në fazë kritike, duke shtuar se gjendja në veri të Kosovës mund të përshkallëzohet dhe të dalë jashtë kontrollit

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pas mbylljes së pikave kufitare për shkak të bllokimit të rrugës në territorin e Serbisë, ka thënë se “skenari i regjimit prorus të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, po hyn në një fazë kritike”.

Ai duke përmendur mbylljen e pikave kufitare, sulmet ndaj qytetarëve, gazetarëve, policisë, EULEX-it e KFOR-it, ka theksuar se këto kanë marrë përmasa shqetësuese.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook, ka shtuar se gjendja mund të përshkallëzohet dhe të dalë krejtësisht jashtë kontrollit.

“Prandaj në një situatë të tillë, është urgjente që Kosova të mobilizojë gjithë potencialin e vet politik, diplomatik, intelektual e të sigurisë në përballje me këtë rrezik të madh”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq, ai i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, “që të sillet në përputhje me situatën e krijuar”.

Po ashtu, sipas tij, Serbia nuk zmbrapset me retorika boshe luftënxitëse e as me “trimat e rrjeteve sociale”.

I pari i AAK-së ka kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë të shtetit, duke e veçuar Washingtonin, që ta marrin nën kontroll situatën dhe ta ndalin përshkallëzimin e mëtejmë, i cili sipas tij, paraqet rrezik edhe për paqen në rajon.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika