Haradinaj i kërkon interpelancë Kurtit, propozon një rezolutë në Kuvend

Haradinaj ka propozuar një rezulotë përmes së cilës parashihet që të shtyhet marrëveshja për konvertimin e targave në RKS, një dialog më intenziv dhe njëherit, të kërkohet një Samit në SHBA deri në përmbylljes e marrëveshjes finale për njohje Kosovë-Serbi. Krahas kësaj, ai ka propozuar një interplenacë me Kurtin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj





Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që kjo e fundit të mbajë një seancë për interpelancë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ngase sipas tij, situata politike është ndër më të rëndat në 22 vjetët e fundit.

Përmes një konference për media, Haradinaj ka thënë se Serbia krahas aleatëve të saj ka krijuar një skenar të destabilizimit të situatës në Kosovë.

“Kam kërkuar me urgjencë interpelancë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për situatën e krijuar në vend. Situata politike është ndër më të rëndat në këto 22 vjet. Serbia me aleatët e saj ka krijuar një skenar të destabilizimi të situatës në Kosovë, duke urdhëruar përfaqësuesit serbë në institucionet shtetërore e publike dhe të sigurisë që t’i braktisin ato. Për fat të keq edhe veprimet e deritanishme të institucioneve të Kosovës, nuk kanë qenë në përputhje me situatën e krijuar”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas Haradinaj, Kurti ka shpërfillur kërkesën e SHBA-ve duke shtyrë duke mos pranuar kërkesën e tyre për shtyerjen e implemementimit të marrëveshjes për targa.

“Fatkeqësisht as presidentja e as Kuvendi i Kosovës nuk kanë vepruar në përputhje me seriozitetin e situatës, duke vepruar sikur në vend në këto dy javë nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme”, u shpreh Haradinaj.

Krahas kësaj, Haradinaj ka paraqitur një rezolutë me disa pika. Të njëjtën, i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës që ta votojë.

“Duke pasur parasysh këtë situatë, sa të rëndë po aq edhe të rrezikshme, i propozoj Kuvendit ta votojë rezolutën: Qeveria e Republikës së Kosovës të marrë vendim menjëherë për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshje finale. Nën dy,institucionet e Kosovës: Presidenca, Kuvendi, Qeveria e Kosovës, institucionet në të gjitha nivelet, të fillojnë dialogun intensiv me serbët e Kosovës për t’u kthyer në institucionet e Kosovës dhe për të kthyer besimin e ndërsjellë. Nën tre, Qeveria të nisë komunikimin intensiv me faktorët më relevantë në vend, duke përfshirë edhe opozitën, jo vetëm si reflektim i gjendjes së krijuar por edhe si nevojë e gjetjes së rrugëdaljes nga situata e krijuar dhe nën katër, të kërkohet një Samit në SHBA deri në përmbylljes e marrëveshjes finale për njohje Kosovë-Serbi”, ka thënë Haradinaj.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika