Haradinaj kujton rënien e komandantit Agim Ramadani: Luftëtar e strateg që kishte kuptuar konceptin e lirisë në thellësi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Agim Ramadani ishte një luftëtar e strateg që kishte kuptuar konceptin e lirisë në thellësinë e tij

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar komandantin Agim Ramadani me rastin e 24-vjetorit të rënies së tij.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Ramadani ishte një nga “komandatët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Sot, 24 vjet pas rënies heroike, me respekt të thellë e kujtojmë Agim Ramadanin – Komandant “Katana”, njërin prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkroi ai.

Haradinaj tha se Agim Ramadani ishte një luftëtar e strateg që e kishte kuptuar konceptin e lirisë në thellësinë e tij.

Pos Ramadanit, kreu i AAK-së ka përkujtuar edhe heronjtë e tjerë të cilët ishin të udhëhequr nga Agim Ramadani.

“Kujtojmë sot trimat e UÇK-së, heronjtë e thyerjes së kufirit mes shqiptarëve, Abush Loku, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Arben Jusufi, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala, të udhëhequr nga Agim Ramadani, luftëtari, strategu e artisti që kishte kuptuar konceptin e lirisë në thellësinë e tij”, shtoi ai.

Sipas tij, rënia e tyre heroike 24 vjet më parë ishte humbje e madhe për UÇK-në, “por po aq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar rrugën drejt lirisë”.

“Lavdi e përjetshme Agim Ramadanit dhe gjithë dëshmorëve që u flijuan për lirinë e Kosovës”.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika