Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se Vetëvendosjee se nuk ka pasur qëllim të sinqertë për të bërë koalicion dhe se kandidatura e Glauk Konjufcës për kryeministër nuk ishte reale.
Haradinaj madje pohoi se edhe deputetë të VV-së qeshnin kur diskutohej mundësia që Aleanca t’i jepte votën Konjufcës në Kuvend.
“Ka pasur përpjekje të njëanshme (të VV-së për një koalicion për qeveri Konjufca).por, nuk ka pas vullnet për shkak e janë ato qëndrimet tona që kanë qenë strikte. VV-ja ka tentuar me gjithkënd por jo në nivelin e lidershipit… ka pasur ofertat llojllojshme, unë s’kam qenë i gatshëm as për tu ulur ti diskojmë, se kam menduar se janë konsumuar mundësit për të pasur një bashkëpunim me VV-në…
Personalisht me ata miq që i kam në VV nuk kanë qenë të sigurt që Glauku është kandidat përnime i Kurtit për kryeministër. Unë kam miq deputet që qeshnin, në tavolinë kur iu kam thënë që jemi duke menduar me ua qitë votën, më thënë po dojshme me na humb seancën se ne nuk vijmë. Nuk e ka pas përnime VV-ja për ta zgjedhur kryeministër Konujfcën. Qëllimi ka qenë me konsumu kohën e mardh deri të data 28 dhjetor (për zgjedhje)”, ka thënë Haradinaj.