Haradinaj – Kurtit: O i mjerë, sytë e Amerikës ishin pilotët e saj që shpëtuan një popull nga zhdukja

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurtit, duke e akuzuar se kryeministri nuk përfaqëson qëndrimin e popullit të Kosovës, ndërsa, për deklaratat e tij për raportet me SHBA-në e ka quajtur edhe "të mjerë"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti flet vetëm në emër të tij dhe jo në emër të Kosovës.

Nëpëmjet një postimi në Facebook, ai ka thënë se ka kohë që kryeministri nuk përfaqëson qëndrimin e popullit.

Kurti, në një intervistë për emisionin “Public Square”, ka shprehur qartë se SHBA-ja duhet të kuptojë se ai nuk do ta shohë Serbinë me sytë e saj.

Kurti: SHBA-ja s’duhet të presë që unë ta shohë Serbinë me sytë e saj

Por, Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj Kurtit, duke e quajtur edhe të mjerë.

Ai e ka konsideruar Kurtin pas kësaj deklarate si “smirëzi” teksa ka shtuar se kryeministri duhet të jetë në dijeni se sytë e Amerikës kanë qenë ata që kanë ndihmuar Kosovën në momente të vështira.

“Albin Kurti flet në emër të vetin e jo të Kosovës. Ai ka kohë që nuk e përfaqëson qëndrimin e këtij populli. Duhet të jesh shumë smirëzi të thuash “mos të presë Amerika që unë ta shoh Serbinë me sytë e saj”! Sytë e Amerikës kanë qenë pilotët e saj që e kanë shpëtuar një popull nga zhdukja, o i mjerë!”, ka shkruar kreu i AAK-së Haradinaj në Facebook.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika