Haradinaj mbështet marrëveshjen me Serbinë për energjinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka përkrahur këtë marrëveshje duke thënë se nëse zbatohet nga pala serbe, atëherë “nuk është keq në krahasim me gjendjen e tanishme”

Ramush Haradinaj- kryetari i AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, teksa ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, e cila parasheh faturimin e energjisë elektrike për komunat veriore të vendit, ka thënë se nëse pala serbe e zbaton këtë “roadmap”, nuk është keq në krahasim me gjendjen e tanishme.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka theksuar se sipas kësaj marrëveshje nuk preket sovraniteti energjetik i Kosovës.

“Kjo marrëveshje bazohet në marrëveshjet e mëparshme për energjinë të viteve 2013/2015, veçse këtu janë vënë edhe afatet kohore. Sipas saj, nuk preket sovraniteti energjetik i Kosovës, meqë ai është vendosur me Marrëveshjen e re të kyçjes KOST-ENTSO-E, ku ndërkombëtarisht njihen kufijtë energjetikë të Kosovës, në kufijtë shtetëror dhe operimi i pavarur i KOSTT-it nga EMS (Serbia), si zonë rregulluese brenda sistemit rregullator me OST (Shqipërinë)”, ka shkruar Haradinaj.

Në pikën e parë të marrëveshjes thuhet se ZRRE do t’i lëshojë një licencë furnizimi Elektroserver. ZRRE do të sigurojë pajtueshmërinë me kushtet e përcaktuara me licencën e furnizimit, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës,

Sipas Haradinajt, e njëjta ka qenë edhe pjesë e Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT – ENTSO-E.

Ai është dakorduar edhe me pikën e dytë të marrëveshjes, ku thuhet se brenda shtatë ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektroserver do t’i ofrojë KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat më të fundit të disponueshme për konsumatorët, përmes BE-së.

Ndërkohë, Haradinaj ka komentuar edhe pikën e tretë, e cila sipas tij ndërlidhet me aktivitetet me KOSTT ka qenë në planin aksional të Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT – ENTSO-E, kurse ato aktivitetet tjera janë të reja nga Marrëveshja e Kyçjes me ENTSO-E, por që bazohen në Marrëveshjen e Energjisë të vitit 2015.

“Pika 4 ka qenë në planin aksional të Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT – Entso-E, pika 5 është e re por që bazohet në Marrëveshjen për Energji të vitit 2015, që është në rregull, pika 6 i jep pak më shumë autoritet Elektrosever, pasi që për planin investiv dhe zhvillimor për infrastrukturën e rrjetit transmetues dhe të shpërndarjes, duhet konsultuar Elektrosever”, shtoi Haradinaj.

“Pika 7, ERO (ZRRE) aprovon në princip planet zhvillimore dhe të mirëmbajtjes. Ndoshta për shkak të afateve të ndërlidhura e kanë vënë “në princip”, pasi që aprovimi i këtyre planeve bëhet deri në prill të vitit përkatës përmes tarifave”, ka shkruar ai.

Në shtator të vitit 2013, Kosova dhe Serbia kishin nënshkruar marrëveshjen për çështjen e energjetikës.

Në atë kohë, kryeministër i Kosovës ishte Hashim Thaçi, kurse kryeministër i Serbisë, Ivica Daçiq, të cilët edhe ishin nënshkruesit e kësaj ujdie.

Marrëveshja parasheh që pos Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike – KEDS, në Kosovë të licensohet edhe një kompani tjetër për distribuimin e rrymës.

Ndonëse e konfirmuar në gusht të vitit 2015, e njëjta marrëveshje nuk ëhstë zbatuar asnjëherë.

Sipas marrëveshjes së arritur më 2013, punëtorët e kompanisë serbe për energji në veri të Kosovës – Elektrokosmet, duhet të inkuadrohen në kompaninë e regjistruar sipas ligjeve të Kosovës, ose t’iu ofrohet punësim në KEDS.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika