Haradinaj: Më 24 mars rilindën shqiptarët

Në ceremoninë e shënimit të Epopesë së Dukagjinit, që njihet si nisja e luftës frontale të UÇK-së dhe forcave serbe në këtë zonë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se “Gllogjani ndodhi për shkak të Prekazit”

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, tha se 26 vjet më parë nga ky vend dërgua porosia se “shqiptarët do të luftojnë dhe do ta fitojnë luftën”.

Në ceremoninë e shënimit të Epopesë së Dukagjinit, që njihet si nisja e luftës frontale të UÇK-së dhe forcave serbe në këtë zonë, Haradinaj tha se “Gllogjani ndodhi për shkak të Prekazit”.

“Nga dita e betejës në Prekaz, u mobilizuam Dukagjini të gjithë, në një përgjigje me luftë, me zjarr, me sulme, pas asaj që ndodhi në Prekaz. Kuptohet, edhe frikën e kishim, për shkak se ishte në pyetje rrjedha e luftës, jo veç çka do të ndodhte, nëse do të sulmoheshim në, a do të vriteshim të gjithë ne, por çfarë do të ndodhte me luftën. Pra, keni parasysh, dy herë frikë. Një herë për jetën e secilit, e dyta për fatin e luftës sonë. Ka dashtë Zoti atë ditë që po, janë vra do djem të mirë që i kujtojmë sot, djem të zotë, por nuk u vra lufta atë ditë. Pra kjo është me rëndësi në fund të ditës. Këtu në këtë vend, në këtë truall kanë mbetur shqiptarët, e kanë ikur forcat e Millosheviqit. Kjo është e vërteta e kësaj dite”, tha kryetari i AAK-së, Haradinaj, shkruan EO.

“Krejt familja, krejt ata që mujtën me luftu atë ditë, kanë të drejtë me qenë krenar përjetësisht, sepse nga ajo ditë u çu një porosi që shqiptarët do të luftojnë, do ta fitojnë luftën, e kjo ndodhi këtu”, tha ndër tjerash ish-komandanti i UÇK-së.

Haradinaj kujtoi se “lufta ishte e vështirë, e rëndë”.

Për nisjen e bombardimeve nga NATO, Haradinaj tha se “nuk ka pasur ditë më të gëzuar, ditë më të mirë e më të lumtur”. Më 24 mars 1999, sipas tij, “edhe njëherë rilindën shqiptarët”.

“Nuk e kemi lëshu këtë tokë asnjë ditë të luftës. Forcat e Millosheviqit i kanë ra në shumë drejtime, po kurrë një herë kjo tokë s’ka qenë pa ne, pa UÇK-në. Pra, asnjë ditë të lume të luftës. Më 24 mars ’99, Millosheviqi e mori atë që i takonte, atë që ua kishte bërë shumë familjeve shqiptare: atë që e bëri në Qirez, Likoshan, atë që e bëri në Prekaz, në Gllogjan, në Meje”, tha ai.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika