Haradinaj: Mërgata jonë është model i suksesit dhe i të arriturave

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se është takuar me bashkatdhetarët në Gjermani dhe është shprehur krenar sepse sipas tij, bashkatdhetarët "jo vetëm na bëjnë krenarë për suksesin e tyre individual, por i japin paraqitjen e merituar Kosovës"

Foto e postuar në llogarinë e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj





Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është emocion i veçantë sa herë takohem me bashkatdhetarë.

Haradinaj ka shtuar se gjatë qëndrimit në Gjermani, është ndjerë krenar kur ka takuar “arkitektë, artistë, inxhinierë, mjekë, ndërmarrës të zotë, që jo vetëm na bëjnë krenarë për suksesin e tyre individual, por i japin paraqitjen e merituar Kosovës”.

“Së bashku me deputetët Time Kadrijaj dhe Bekë Berisha, sot në tubimin e organizuar nga bashkatdhetarët në Bad Salzuflen, shpreha falënderimin për shtetin gjerman, që po vazhdon me qëndrim konsistent, në favor të integritetit territorial dhe shtetësisë së Kosovës”, ka theksuar kryetari i AAK-së.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me bashkatdhetarët

Mes tjerash, Ramush Haradinja ka potencuar se me bashkatdhetarët ka biseduar rreth situatës politike dhe atë të sigurisë në Kosovë, krizës ekonomike dhe energjetike në vend.

“Bashkatdhetarët u interesuan edhe për rolin e Aleancës në opozitë dhe po ashtu mora lajme të mrekullueshme për aktivizimin si asnjëherë më parë të mërgatës për Aleancën dhe vizionin e saj”.

Tutje Haradinaj ka thënë se “mërgata jonë ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së Kosovës, përkrahje e parezervë e ekonomisë, e tani model i suksesit dhe të arriturave”.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika