Haradinaj nis vizitën në SHBA: Kosova nuk duhet të harrojë që aleanca me ShBA-të është e përjetshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës së tij në SHBA, ka thënë se do të zhvillojë takime në Departamentin e Shtetit, Senat dhe Kongres

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të dielën e 29 janarit e ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ç’rast do të zhvillojë takime të rëndësishme.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se Kosova asnjëherë nuk duhet të harrojë që aleanca me ShBA-të është e përjetshme dhe duhet të mirëmbahet me punë, komunikim të sinqertë dhe bashkëpunim të vërtetë.

Ai po ashtu ka njoftuar se do të jetë pjesë e ceremonisë “Lutjet e Mëngjesit”.

“Sot, po e nisi një javë të vizitës sime në Uashington, ku do të qëndroj dhe do të marrë pjesë në ceremoninë “Lutjet e Mëngjesit”. Gjatë kësaj vizite do të kem një agjendë e cila do të përfshijë takime në Departamentin e Shtetit, Senat dhe Kongres, e po ashtu edhe takime tjera me institucione të rëndësishme”, shkroi ai.

Me këtë rast, Haradinaj është takuar me Nancy Y. Bekavac, anëtare e Bordit të Universitetit Amerikan (AUK) dhe Shaun Burn, të cilët i ka falënderuar për kontributin e tyre që kanë dhënë me dekada, në veçanti për miqësinë dhe besimin e tyre në Kosovë.

“Ndjenjë e veçantë të takoj miqtë e vjetër të Kosovës, znj. Nancy Y. Bekavac, anëtare e Bordit të Universitetit Amerikan (AUK) dhe Shaun Burn, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë zëri ynë në Amerikë”, shtoi ai.

Kjo vizitë e kreut të  AAK-së për në Amerikë, ishte paralajmëruar nga zëdhënësi i AAK-së, Lulezim Blaka.

“Haradinaj në fund të këtij muaji, do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një vizitë zyrtare. Për detaje të takimeve do të ju informojmë me kohë”, ka thënë Blaka.

Ndryshe, viti 2023 është paraparë të jetë vit i dinamizimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjatë të cilit synohet përmbyllja e këtij procesi, e vizitat e diplomatëve ndërkombëtarë gjatë kohës së fundit në Kosovë vetëm se janë shtuar.

Të mërkurën e 11 janarit për vizitë në Kosovë ishte Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Ndërkaq, të premten e 20 janarit, për vizitë ishin pesë zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përshpejtuar procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika