Haradinaj: Pavarësia e Kosovës ende nuk është e plotë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se pas çlirimit të vendit qëllimi i tyre ishte pavarësimi i tij, derisa ka konsideruar se pavarësia e Kosovës ende nuk është e plotë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se gjatë luftës së fundit në Kosovë i gëzoheshin vetëm faktit që një ditë nuk do të jenë forcat serbe në vend. Ndërsa pas çlirimit të vendit, Haradinaj ka thënë se qëllimi i tyre ishte pavarësimi i vendit.

“17 shkurti i vitit 2008 ishte dita më e lumtur e jetës time por atë ditë unë isha në Hagë”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për A2 CNN duke shtuar se ishte një lehtësim që nuk përshkruhej.

Haradinaj ka thënë se rrugëtimi pas shpalljes së pavarësisë kishte shumë të panjohura dhe pas arritjes së saj, ai konsideroi se pavarësia ende nuk është e plotë.

Në këtë intervistë, Haradinaj ka diskutuar dhe për çështjen e taksës 100 për qind të produkteve serbe.

“Çështja e taksës 100 për qind të produkteve serbe ishte e ndërlikuar shumë, Serbia për një arsye të caktuar ishte inkurajuar më shumë nga e kaluara që të përshpejtonte proceset e destabilizimit të Kosovës. Serbia organizoi njësi të vogla të shërbimeve të veta të intelegjencës dhe asaj ushtarake, që t’i vizitoj të gjitha familjet serbe që fëmijët e tyre kishin hyrë në ushtrinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj duke shtuar se këto vizita ishin shantazuese dhe me dhunë fizike.

Kreu i AAK-së ka shtuar se kanë menduar që kjo taksë do të jetë e përkohshme por pas konsolidimit të saj ajo arriti kulmin e saj.

Haradinaj ka theksuar se kur kanë vënë taksën kanë ndërmarr masa përgatitore që kufinjtë të mbrohen, duke shtuar se për të mos e dëmtuar qytetarin e zakonshëm iu kanë vendosur një shumë të caktuar mallrave serbe.

Kryetari i AAK-së ka theksuar se çështja e taksës ishte e ndërlidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Ndërsa për presionin ndërkombëtar lidhur me këtë çështje ka thënë se kishte bërë punë sqarimore dhe se i njëjti ishte i madh dhe i sofistikuar.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika