Haradinaj për Bunjakun: Ra heroikisht në mbrojtjen e paqes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varri i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, me rastin e njëvjetorit të rënies së tij.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Afrim Bunjaku ka rënë heroikisht në mbrojtje të paqes, të sigurisë dhe të jetës së qytetarëve të Kosovës.

Ai shtoi se porosia e rënies së heroit Bunjaku është që Kosova ka njerëz që mbrojnë gjithë territorin e saj, rendin e ligjin, të drejtat kushtetuese edhe shtetin ligjor.

“Afrim Bunjaku me jetën e tij e dërgoj këtë porosi, i përulemi me respekt”, ka theksuar Haradinaj.

“Sot kujtojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën sublime të “Heroit të Kosovës”, Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në njëvjetorin e rënies, zhvillova homazhe pranë varrit të tij dhe vizitova familjen e tij në Samadrexhë të Vushtrisë. Me këtë rast, bashkëshortes së tij, Lumnijes, vajzës Arbenitës, djemve Jetlumit e Fatlumit dhe gjithë familjes Bunjaku, u shpreha respektin e përjetshëm për sakrificën e Afrimit, që është një nder i përhershëm për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj. Kosova dhe qytetarët e saj do ta kujtojnë përgjithmonë me respekt dhe përulje heroin Afrim Bunjaku”, ka thënë Haradinaj.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika