Haradinaj për Epopenë e Dukagjinit: Nuk kishim zgjidhje tjetër vetëm të luftojmë, ne mbetëm fitues

Ramush Haradinaj ka deklaruar se Beteja e Gllogjanit është betejë e fitores

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë fjalimit të tij në Gllogjan, për të shënuar 25-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit dhe fillimin e bombardimeve të NATO-s.

Në 25-vjetorin e betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Gllogjan kundër forcave serbe, që ndryshe njihet Epopeja e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, i cili vetë kishte marrë pjesë në luftim, ka thënë se kjo është ditë e fitores.

Ai në manifestimin qendror në Gllogjan, tha se Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj ranë për lirinë e Kosovës.

“Ne e njohim këtë ditë si ditën e fitores, e vërtetë se Gazmendi e Agroni kanë qenë luftëtarë të hershëm, ata veç kishin vite lufte krah Shkëlzenit, Dautit dhe luanit, kanë qenë bashkë, Hima ishte i ri ishte në fillim. Këta tre u flijuan në një betejë që mori kuptim, kuptimi i kësaj beteje është fitorja, pra është me luftu, me shpëtu e me fitu”, ka thënë ai.

Kjo betejë, sipas Haradinajt, dha mesazh të qartë se shqiptarët do të luftojnë deri në flijim.

Ai tha se beteja ishte mjaft e vështirë për shkak të fuqisë së armikut.

“Në Gllogjan ishim pa zgjidhje tjetër pos me luftu. Të fillohet një betejë e tillë i kishte vështirësitë e veta. Armiku ishte shumë më i përgatitur, i përkrahur, kishte përparësi. Serbia me skenar të vetin e kishte atë që një epror i tyre u tha atyre në terren ‘pastrone terrenin’ ishte porosia që të mos linin askënd gjallë”, ka thënë ai.

Haradinaj u shpreh se fitorja në Gllogjan u shndërrua në shpresë për të gjithë shqiptarët, kështu duke u thyer miti i Serbisë.

“Fitorja e kësaj dite, u bë shkaktar që të shpresojmë e besojmë më shumë se fitojmë. Miti i Serbisë dhe i forcave serbe u thye këtu. Ajo që e madhështoi këtë ditë është mendja e zemra e shqiptarëve që me vazhdu këtë ditë, që të nesërmen këtu Dauti dhe bashkëluftarët ishin nikoqirë dhe pritën plot djem e vajza të reja që erdhën nga të gjitha anët e Kosovës dhe kombit, që nga ajo ditë lufta vazhdoi deri në fitore”, tha ai.

Haradinaj tha se në Dukagjin të gjithë luftëtarët u trajtuan njëjtë e me respekt.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika