Haradinaj takon ambasadorin e ri gjerman: Kërkova mbështetjen e tij për të qenë pjesë e NATO-s dhe BE-së

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Haradinaj bën të ditur se ka shprehur gatishmërinë që të punojnë ngushtë për tema të rëndësishme për vendin teksa shton se i kërkoi mbështetjen e tij dhe Gjermanisë për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian, njofton Dukagjini.

“Prita sot në takim, ambasadorin e ri gjerman Rainer Rudolph. Ambasadorit i urova mirëseardhjen dhe i shpreha gatishmërinë të punojmë ngushtë për tema me rëndësi për vendin tonë.  Duke e uruar për detyrën e re, Ambasadorin Rudolph e falënderova për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Gjermania për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës. Njëherësh, vlerësova rolin jetik të Gjermanisë në sigurinë e Kosovës. Kërkova mbështetjen e tij dhe të Gjermanisë në përkushtimin tonë për të qenë pjesë NATO-s dhe BE-së”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika