Haradinaj uron Fitër Bajramin: Ditë që na përkujton edhe një herë rëndësinë e mirësisë, faljes dhe solidaritetit

Mëngjesin e hershëm të së premtes është falur namazi i Fitër Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Kosovës, duke thënë se dita e Fitër Bajramit është një ditë që përkujton edhe njëherë rëndësinë e mirësisë, faljes dhe solidaritetit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancër për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, u ka uruar qytetarëve të Kosovës festën e Fitër Bajramit.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se një ditë si ajo e Fitër Bajramit përkujton rëndësinë e të mbajturit zemrën të pastër, e njëherit edhe rëndësinë për t’i ndihmuar nevojtarët.

“Festa e Fitër Bajramit nuk është thjesht një festë fetare. Është një ditë që na përkujton edhe një herë rëndësinë e mirësisë, faljes, dhe solidaritetit. Na përkujton se sa e rëndësishme është t’i mbajmë zemrat e pastërta dhe t’i hapim krahët atyre që kanë nevojë. Uroj që ky mesazh të përcillet gjeneratë pas gjenerate, duke ndarë të mirën dhe duke dëshmuar humanizmin, si vlerë e jona e patjetërsueshme. Me mesazhet që përçon kjo festë, uroj Bashkësinë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë shqiptarët myslimanë kudo që jetojnë ata. Me fat Fitër Bajrami!”, ka shkruar Haradinaj.

Mëngjesin e hershëm të së premtes është falur namazi i Fitër Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës.

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika