Haradinaj: Veprimet e Kurtit në veri po ia sjellin Kosovës dy gjëra të dëmshme

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po “e mban gjallë lanin patriotik” për të fituar vota përmes ndërhyrjeve policore në veri të vendit.

Sipas tij, këto veprime të Qeverisë së Kurti janë duke ia sjellë Kosovës dy gjëra të dëmshme për të ardhmen e saj.

Ai ka theksuar se ndërhyrjet policore mund t’i japin Serbisë argumente shtesë për të kërkuar një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe me më shumë kompetenca ose një formë të autonomisë së zgjeruar, duke krijuar një opinion ndërkombëtar që paraqet Kosovën si një vend që mbështetet vetëm në forcat e sigurisë për të menaxhuar situatën në veri.

“E vetmja rrugë për me e mbajt gjallë atë lanin patriotik janë ndërhyrjet policore në pjesën veriore. E që prapë e përsëri që jemi pro zbatimit të ligjit, institucionet e sigurisë duhet me krye detyrën e vetit, por jo me bë politikë skajshëm me pjesën e veriut. Unë mendoj që janë dy gjëra që kanë me i ndodhë Kosovës; e para jemi duke i dhënë argumente shtesë Serbisë që me kriju opinion ndërkombëtar për një Asociacion plus ose autonomi plus, sepse po i thonë botës që këta vetëm me autoblinda e kallashnikovë se sa mënyrë tjetër të jetës. Dhe e dyta po e izolojmë vetën dhe po e bëjmë partner joserioz në atë rrugën e famshme euroatlantike. Të dyja këto janë të dëmshme për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika