Hasani: S’mund të caktohet afat, pa dhënë pasojat

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në një intervistë në Debat Plus në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se ky vendim nuk është i qartë për politikën.

Ai ka deklaruar se gjithmonë vendimet nuk janë të favorshme për të dyja palët.

Hasani ka thënë se afatet e përcaktuara në vendimin që kërkon përmbylljen e procesit brenda 30 ditësh nuk i parashehin sanksionet dhe se kjo, sipas tij, është absurde.

“S’mundesh me thënë se krejt deputetët janë fajtorë, s’shkon ajo logjikë. Ti mundesh me thënë në arsyetim, por kur vjen puna me ekzekutu, ke problem”, ka deklaruar Hasani.

Ai ka shtuar se e drejta, pas 30 ditësh, “duhet të kalojë diku tjetër”.

“Pra, është dashur të tregohet çka ndodh pas 30 ditësh… ke treguar më së pari përgjegjësinë e atij që e ka shumicën, pastaj shenjën e barazimit. Nuk mendoj që barazohen nënkryetarët”, ka thënë ai, duke shtuar se edhe Kushtetuta edhe Rregullorja e Kuvendit parasheh që pas zgjedhjes së kryetarit, kryesuesi ia dorëzon atij emrat e nënkryetarëve.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika