Hasanpapaj për Asociacionin: Draft – Statuti ishte më shumë se Republika Srpska

Drafti i statutit për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, i prezantuar nga ekipi menaxhues i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb, është kritikuar nga kryeministri Albin Kurti dhe lidhur me këtë, juristi Bardhyl Hasanpopaj në FIVE në RTV Dukagjini, ka thënë se ky draft ishte më shumë se Republika Srpska dhe shpreson që të vendoset në dispozicion për publikun

Liderët e Kosovës dhe Serbisë në takimin e fundit në Bruksel kanë shprehur qëndrime të kundërta për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Draft-statuti për formimin e Asociacionit, i prezantuar nga ekipi menaxhues i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb, është kundërshtuar nga kryeministri AlbinKurti.

Ndërsa, në lidhje me këtë draft-statut, juristi Bardhyl Hasanpopaj në një intervistë për emisionin FIVE, ka thënë se ishte e papritur që ishte diçka më shumë se Republika Srpska.

“Ne presim që ky draft të mos jetë më i mirë, problematik, por pak presin që të jetë aq i zëshëm, më shumë se Republika Srpska. Drafti ishte total, përtej asaj që mund të ishte minimumi i pritjeve të Kosovës në këtë proces”, ka thënë ai.

Ai shpreson që drafti të vendoset në dispozicion për publikun, por ai draft siç ka thënë ai shkon përtej asaj që Kosova mund ta diskutoj apo pranoj.

“Tash do ta shohim se çfarë qëndrimi, sepse qëndrimi i deritashëm nuk është mjaft i qartë. Shkarkimi i komisionit u bë për të treguar se e përfundoi mandatin”, ka deklaruar tutje ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika