Nga Haga, ish-Presidenti Hashim Thaçi ka uruar shqiptarët për festat e 28 nëntorit, duke shprehur besimin që nëntorin tjetër do të festojnë së bashku.
Thaçi në fjalën e tij në seancën përgatitore ka shprehur pakënaqësinë e tij që seanca është caktuar pikërisht në ditën kur shqiptarët shënojnë festat e 28 nëntorit.
“Sot çdo shqiptarë ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare ku çdo popull i lirë në botë feston dhe kujton.
Sot çdo familje shqiptare dhe institucion i Kosovës edhe kujton edhe feston. Prandaj mua nuk më mbetet tjetër veç t’i urojë shqiptarët për festen e 28 Nëntorit të festojnë të bashkuar, krenar dhe me dinjitet. Besoj që nëntorët e tjera do t’i festojmë të bashkuar”, tha Thaçi.