Haxhiu: Berishaj do t’i përgjigjet secilës kërkesë të institucioneve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lidhur me rastin e Martin Berishajt, ka thënë se i njëjti do t’i përgjigjet secilës kërkesë të institucioneve të Kosovës, Kroacisë e Sllovenisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lidhur me rastin e Martin Berishajt, për të cilin u raportua se është i përfshirë në një skandal financiar, ka thënë se tashmë institucionet e Kosovës kanë dhënë qëndrimet për këtë rast.

Ajo në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka thënë se, ka qenë një luftë në kuadër zgjedhjeve në Slloveni.

“Pak para zgjedhjeve, një medium kishte thënë se ekziston ky skandal financiar. Në kuvend u deklarua se Berishaj po i ik drejtësisë, po kërkohet nga drejtësia, nuk po gjindet askund.”

”Berishaj do t’i përgjigjet secilës kërkesë që institucionet e Kosovës, Kroacisë apo Sllovenisë do t’ia bëjnë”, ka thënë ajo.

Ajo është shprehur e bindur se, duke pasur parasysh se si funksionon Sllovenia, po të kishin dyshime krimet ekonomike, prokuroria atje do të niste hetimet.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

“Nuk kanë nisur këto hetime. Nuk po bëhet fjalë për një shtet dosido”, ka shtuar ajo.

“Edhe agjencioni kundër korrupsionit ka nisur hetimet në raport me deklarimin e pasurisë, dhe prisni qëndrimet e institucioneve të Kosovës në raport me këtë çështje”.

Ajo e ka mohuar se, kompania GEN me atë GENEX të Serbisë kanë ndërlidhje njëra me tjetrën.

Sipas saj, kjo qëllimshëm po manipulohet.

“Dezinformata tjetër është ajo e ndërlidhjes së kompanisë ku ka pronësi shteti slloven që është kompania GEN me atë GENEX të Serbisë. Kjo qëllimshëm po manipulohet sepse këto dy kompani nuk kanë asnjë lidhje njëra me tjetrën”, është shprehur ajo.

Po ashtu, Haxhiu drejtuar deputetëve të kuvendit, të cilët e kanë ngritur temën e rastit të Berishajt, ka thënë se do të ishte mirë që të flitet edhe për raportin “Freedom House”.

“Është mirë që të flisni edhe për raportin Freedom House, ku janë përmendur dy figura të Kosovës që kanë lidhje me korruspionin dhe krimin e organizuar, sepse po të ishte një zyrtar i LVV-së në atë raport, jam e bindur çfarë reagime do t’i kishit”, ka thënë ajo.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci i përfshirë në një skandal financiar në Slloveni

 

Shija e redaktorit

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Osmani: Historia e nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur mbi historinë e nënës Ferdonije Çerkezi, e cila ka humbur katër djemtë e saj dhe bashkëshortin gjatë...

Të fundit nga rubrika