Haxhiu i kundërpërgjigjet Tahirit, pyet se a ka qenë i përfshirë në ‘zhdukjen’ e mostrave të Deharit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas deklaratës së deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili ka hedhur disa dyshime mbi gjetjen e mostrave të Astrit Deharit.Haxhiu i ka quajtur shpifje deklaratat e Tahirit, duke thënë se kërkohet edhe reagimi i institucioneve përkatëse të drejtësisë

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, edhe gjatë së hënës ka komentuar rastin e Astrit Deharit, pasi mostrat e ish-aktivistit të Vetëvendosjes u gjetën pas më shumë se një viti që ishin raportuar si të humbura.

Ai ka pyetur se pse janë duke heshtur në Lëvizjen Vetëvendosje për mostrat e ish-aktivistit të tyre.

Ndaj tij ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka hedhur akuza të rënda ndaj deputetit Tahiri, duke i quajtur shpifje pretendimet e tij për rastin Dehari.

Lexo edhe: Tahiri kritikon VV-në: Çka është kjo heshtje për mostrat e rastit Dehari?

Ajo ka hedhur pikëpyetje nëse vetë Tahiri ka qenë i përfshirë në zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

“Aludimi i tij në Konferencën e djeshme për media, se Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit kanë qenë në njohuri për zhdukjen e mostrave të rastit Dehari, që në pranverën e vitit 2022, zgjon dyshimet e bazuara se mbase z.Tahiri ka qenë i informuar që prej asaj kohe. Përse Abelardi e përmend pranverën e vitit 2022? Me çfarë saktësisht e ka ndërlidhur ai këtë? A ka qenë ai i informuar apo edhe i përfshirë në atë mision të zhdukjeve të mostrave? Të gjitha këto dyshime që i mundësoi z. Tahiri përmes deklaratës së tij, le t’i dëshmojë tashmë edhe si dëshmitar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Haxhiu u shpreh se “Motivet për zvarritjen e zbardhjes së rastit të vrasjes së Astrit Deharit mbesin ende të panjohura për ne, dhe për këtë familja e Astrit Deharit kanë kërkuar në vazhdimësi që të ndryshohet Prokurori”.

Sipas saj reagimi i Tahiri është vetëm për ta larguar vëmendjen dhe jo për të hedhur dritë në rastin Dehari.

“Abelard Tahiri po ashtu thekson së që nga zhdukja e mostrave u vështirësua dhe mjegullua hetimi në rastin Dehari edhe pse ai e di shumë mirë që analizat e atyre mostrave janë bërë që nga koha kur është vrarë Astriti dhe raportet për të njëjtat tashmë janë në Prokurori.Zërat e tillë vijnë për të larguar vëmendjen nga diku tjetër, dhe asnjëherë për të hedhur dritë mbi të vërtetën. Por, le të shpresojmë që deklarata e tij mund t’i kontribuojë të vërtetës për zhdukjen e mostrave, siç potencon ai “që nga pranvera e vitit 2022″, tha ajo.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika