Haxhiu: Ka pengesa të vazhdueshme për reformë nga institucionet e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar sistemin e drejtësisë në vend duke thënë janë pengesë për jetësimin e zotimit për reformë në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë, ka thënë se që nga fillimi i marrjes së detyrës së saj si ministre, sfidën më të madhe e ka pasur jetësimin e zotimit për reformë në drejtësi.

Sipas saj, kjo është si pasojë e pengesës së vazhdueshme të institucioneve të drejtësisë.

Lidhur me këtë, Haxhiu ka marrë si shembull procesin e Vettingut, që ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

“Prej momentit kur kam pranuar detyrën, sfida më e madhe ka qenë jetësimi i reformës në drejtësi. Kemi pasur mbështetje shumë të madhe të qytetarëve për të jetësuar reformën në drejtësi. E dini vetë ju sa kanë nevojë për drejtësi dhe sa shumë e duan atë. Sa shumë duan që Kosova të jetë shtet i së drejtës”, ka thënë Haxhiu.

“Kemi pasur vullnetin tonë të hekurt për të vazhduar sipas zotimeve që kemi dhënë para qytetarëve, por në anën tjetër jemi përballur me pengesat e vazhdueshme nga institucionet e drejtësisë, sepse siç jeni në dijeni, edhe përkundër që kemi aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese për Vettingun në sistemin e drejtësisë, ende institucionet e drejtësisë konsiderojnë që nuk ka nevojë Kosova për Vetting që do të verifikonte integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ka thënë ministrja e Drejtësisë.

Haxhiu ka dhënë detaje edhe për themelimin e Gjykatës Administrative, projektligj që u miratua sot në mbledhjen e Qeverisë.

Për këtë, ministrja ka theksuar se themelimi kësaj gjykate ka qenë zotim i tyre për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Ne votuam këtë projektligj që ka për qëllim zgjedhjen e të gjitha kontesteve administrative përveç atyre në juridiksion të Gjykatës Supreme dhe gjitha kontestet nga marrëdhënia e punës në mes të personit fizik dhe institucionit të sektorit publik. Stafi i kësaj Gjykate do të shtohet me qëllimin që të jenë të përgatitur profesionistë edhe t’i përballojnë lëndët që janë të natyrës administrative”, ka thënë Haxhiu.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika