Haxhiu: Rreth 16 milionë euro janë shpenzuar për mbrojtjen dhe vizitat ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se nga buxheti i Kosovës janë shpenzuar rreth 16 milionë euro për ekipet mbrojtëse të ish-luftëtarëve të UÇK-së që janë të akuzuar nga Gjykata Speciale dhe për vizitat e familjarëve të tyre

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ministria që ajo udhëheqë ka vazhduar me mbulimin e shpenzimeve për ekipet mbrojtëse të ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilët janë të akuzuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se deri tani për periudhën tetor 2020 – dhjetor 2022 nga buxheti i Kosovës janë shpenzuar rreth 16 milionë euro për mbrojtjen dhe shpenzimet e vizitave të familjarëve të ish-ushtarëve të UÇK-së.

“Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Drejtësisë ka vazhduar me mbulimin e shpenzimeve për ekipet mbrojtëse të ish-luftëtarëve të UÇK-së që janë të akuzuar nga ZPS”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Mbulimi i këtyre shpenzimeve bëhet konform Nenit 3, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-054 për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara”, ka shkruar tutje ajo.

Gjithashtu, ajo ka përfunduar postimin e saj duke thënë se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në zbatimin e përgjegjësive ligjore.

Kujtojmë se, trupi gjykues i kryesuar nga Charles L. Smith III, u ka vazhduar masën e paraburgimit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjykimi ndaj të cilëve pritet të fillojë më 1 mars.

Sipas gjykatës, në këtë kohë rreziku i arratisjes për dy të akuzuarit nuk mund të jetë i justifikuar për vazhdim të masës së paraburgimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Por, në vendime thuhet se trupi gjykues është i bindur, bazuar në standardin përkatëse ekziston rreziku që të dy të pengojnë mbarëvajtjen e procedurës së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) dhe rreziku që të kryejnë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, përfshirë dëshmitarët, të cilët kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose duhet të paraqiten në DhSK.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika