Haxhiu viziton strehimoren e viktimave të dhunës në familje në Pejë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar strehimoren e viktimave të dhunë në familje "Qendra për Mirëqenien e Gruas" në Pejë, ku është takuar me drejtoreshën, Ardita Bala

Pamje nga takimi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar strehimoren e viktimave të dhunë në familje “Qendra për Mirëqenien e Gruas” në Pejë, ku është takuar me drejtoreshën, Ardita Bala.

Në këtë takim, ministrja Haxhiu është njoftuar me punën, shërbimet që ofrohen për të mbijetuarat e dhunës në familje dhe fëmijët e tyre dhe kurset që ofrohen me qëllim të aftësimit profesional.

“Ministrja Haxhiu tha se Qeveria e Kosovës është e angazhuar maksimalisht që të mbijetuarat e dhunës në familje dhe fëmijët e tyre të kenë shërbimet e nevojshme dhe të domosdoshme gjatë qëndrimit të tyre në këto institucione”, njofton Ministria e Drejtësisë.

“Si asnjëherë më parë strehimoret kanë vëmendjen e shtetit. Për dallim nga vitet e tjera, këtë vit Qeveria e Kosovës ka ndarë buxhet emergjent dhe është shtuar buxheti për mbështetjen e OJQ-ve, në 1 milion e gjysmë”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika