Haziri thotë se Blinken s’erdhi në Kosovë për faj të Kurtit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se sekretari i shtetit amerikan, Antony Blinken, do të vizitonte Kosovën në vend të Shqipërisë, nëse kryeministri Albin Kurti do të sillej si burrështetas dhe do të mbante fjalën e tij

Lutfi Haziri, LDK

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se në vend të Shqipërisë, sekretari i shtetit amerikan, Antony Blinken, do ta vizionte Kosovën, nëse Albin Kurti do ta mbante fjalën dhe do të sillej, sipas tij, si burrështetas.

Haziri në “Debat Plus”, tha se JO-ja e Kurtit për dinarin bëri që Blinkeni ta vizitojë Shqipërinë e jo Kosovën.

Sipas tij, pritjet kanë qenë që Blinken pas vizitës në Shkup ta vizitonte Prishtinën.

“Ka qenë vizitë e mirë, është anashkalu Prishtina, unë e di që ajo ka qenë e planifikuar në Prishtinë, me u pasë mbajt fjala, me u pasë sjell si burrështetas. Në partneritet edhe kur thuhet JO arsyetohet jo-ja, pranohet. Jam dëshmitar, ka pasë situata kur kemi thënë qëndrimi ynë është ky. Tash po mungon pramgatizmi, nganjëherë ka nevojë me u arsyetu qëllimi si një fëmije 7 vjet”, tha ai.

Sipas tij, Blinken nuk erdhi për faj të Kurtit, por edhe për fajin e presidentes Vjosa Osmani.

“Mbajtja e fjalës nga kryeministri dhe pjesëisht nga presidentja, do ta krijonte mundësinë që sekretari i shtetit t’i japë dinamikë të re dialogut. Ai nuk vjen nëse ka ndalje apo regres. Po flasim për një ngërç të madh”, tha ai.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika