Heqja e vizave – paralajmërohet fluks i ikjes së mjekëve, për pesë muaj vendin e lanë 88 profesionistë

Sipas Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), për pesë muaj nga vendi janë larguar 88 mjekë

Sipas Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), për pesë muaj nga vendi janë larguar 88 mjekë.

Pleurat Sejdiu, që udhëheq këtë institucion, tha se kjo shifër e kalon numrin e ikjes gjatë vitit të kaluar.

Sipas tij, në gjithë vitin 2022 nga Kosova ishin larguar 211 mjekë të profileve të ndryshme. Madje ai paralajmëron se pas heqjes së vizave nga janari i 2024 do të rritet dinamika dhe numri i largimeve.

“Lehtësimi i këtyre komunikimeve me siguri që do të rritë dinamikën dhe numrin e largimeve. Vitin e kaluar kemi pasur 211 me gjitha ato bllokada të komunikimeve, këtë vit deri me ditën e sotit kemi 88 që e kalon mesataren e vitit të kaluar, katërmujorin e parë. Presim një numër më të madh se vitin e kaluar. Arsyet të cilat kanë qenë vitin e kaluar dhe janë po të njëjtat është çështja e papunësisë, kemi një numër të madh të mjekëve afër 400 mjekë janë të papunë”, ka thënë Sejdiu për EO.

Sipas tij, Kosovën e kanë lënë në shumicën e rasteve të papunë, pa përjashtuar edhe profesionistët, por që thonë edhe përkundër mungesave, të papunë vazhdojnë të jenë rreth 400 mjekë.

Madje thotë se vazhdon të jetë çudi se si komunat që kanë më së shumti nevojë për staf në këtë sektor vetëm ankohen e nuk shpallin konkurse për pranimin e mjekëve të rinj.

“Pjesa më e madhe e këtyre që largohen janë nga kjo kategori, që janë të papunë. Pastaj janë specializantët, ata që janë në vitin e dytë të tretë të specializimeve nuk janë të kënaqur me kualitetin e shkollimit specialisti që u ofrohet këtu në Kosovë dhe është gjenerata më kërkuese se gjenerata jonë dhe ky është një numër i madh i tyre, edhe arsyet pse largohen. Arsyeja e tretë janë kushtet e punës dhe paga”, ka shtuar Sejdiu.

Pleurat Sejdiu, nga OMK

“Punësimi i këtyre të rinjve, është e habitshme si është e mundur kur të gjitha komunat dhe komunat janë ato të cilat janë punëdhënësit kryesorë të këtyre kategorive që po largohen. Të hapë konkurse për mjekë sepse kanë nevojë për mjekë, vetë kanë shprehur brengën se nuk kanë mjekë dhe këta duhet të punësohen. Kanë nevojë edhe për infermierë por më pak. Pjesa e dytë është ndryshimi në kualitet, flas të shkollimit specilaistik, ku duhet shteti të ofrojë më shumë bursa apo mbështetje financiare për shkollimin e tyre në vitin e fundit jashtë vendit siç ka qenë çdoherë”, ka theksuar ai.

Përderisa deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, thotë se kushdo që e ka në plan të largohet e gjen mënyrë, edhe nëse nuk ka liberalizim.

Por thotë se heqja e vizave është masë lehtësuese dhe shumë e favorshme për të pasur një fluks më të madh të shkuarjes se profesionistëve jashtë vendit.

“Unë mendoj që kush e ka plan të largohet jashtë vendit e gjen rrugën që të shkojë. Realisht ky është një lehtësim për qytetarët tanë të lëvizin lirshëm. Sa i përket stafit profesional mjekësor dhe infermeror, ata kanë pasur oferta edhe më herët, kanë lëvizur, por një rrethanë e tillë ka gjasa që në rrethanat të cilat i kemi sot pas telasheve me ligjin e pagave është e mundur që të kemi një fluks më të madh të shkuarjes së profesionistëve jashtë vendit”, ka thënë Dreshaj për EO.

Shemsedin Dreshaj, deputet i AAK-së

Ikja e mjekëve, thotë ai, duhet të merret me shqetësim, ngase nevojiten gjashtë vjet që ta “prodhojmë” një mjek ose katër vjet për një infermier.

“Kjo është shumë shqetësuese për vendin dhe duhet që të jetë shumë shqetësuese, për shkak se neve na nevojitet gjashtë vite që ta prodhojmë një mjek ose katër vite për një infermier. Ndërsa vetëm deri me tash këta tre muajt e para i kemi mbi 60 mjekë dhe një numër të konsiderueshëm të infermiereve të cilët kanë shkuar në vendet e tjera”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika