“Hero të vërtetë, por shteti i lë pas” – Tahir Ahmeti për zjarrfikësit e Prishtinës

Brenda vetëm 12 orëve, zjarrfikësit e Prishtinës kanë shuar dy zjarre të mëdha, duke parandaluar dëme edhe më të mëdha dhe duke evituar rrezikun për qytetarët.

Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti, i ka cilësuar ata si “hero të vërtetë, që punojnë me sakrificë e pa kushte”.

Ai kritikon qeverinë dhe institucionet përgjegjëse, që sipas tij kujtojnë zjarrfikësit vetëm për foto dhe deklarata, ndërkohë që i lënë me pajisje të vjetra, paga të ulëta dhe pa pagesën për rrezikshmërinë, pavarësisht se puna e tyre është jashtëzakonisht sfiduese.

“Respekt për zjarrfikësit. Kritikë për ata që vetëm flasin e kurrë nuk veprojnë,” shkruan Ahmeti në Facebook.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika