“Hetimet vazhdojnë”: Prokurori i rastit flet për ndeshjen Ferizaj – Dukagjini

Prokurori i rastit të ndeshjes Ferizaj - Dukagjini, Abdullah Abedini, ka thënë se po vazhdojnë hetimet pas dyshimeve për kurdisje

Prokuroria Themelore në Ferizaj po vazhdon hetimet për ndeshjen Ferizaj – Dukagjini, e cila dyshohet se ka qenë e kurdisur.

Të hënën, për RTV Dukagjinin ka folur prokurori i rastit, Abdullah Abedini. Ai ka thënë janë ende në fazën e hetimeve.

Gjithashtu, Abedini ka potencuar se do t’i vlerësojnë edhe deklaratat e të intervistuarve.

“Për momentin më ka ardhur një raport dhe jam duke e hetuar rastin. Tani do t’i vlerësojmë deklaratat dhe do ta shohim se çka po rezulton gjatë hetimeve. Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë,” tha ai.

Përveç ndeshjes Ferizaj – Dukagjini, hetimet kishin filluar edhe për duelin tjetër mes Trepçës’89 dhe Prishtinës.

Megjithatë, të hënën nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë nuk kanë kthyer përgjigje për RTV Dukagjinin.

Ballafaqimet në fjalë ishin zhvilluar në xhiron e fundit të sezonit 2022/23 në Superligën e Kosovës.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika