“Hijet e bardha” në Muzeun e Artit të Harvard-it

Fotogramet që kanë bërë jehonë ndër vite

Anneliese Hager ishte një poete, përkthyese dhe fotografe surrealiste gjermane, e cila u bë e njohur, ndër të tjera, për fotogramet e saj abstrakte.

Fotografitë e saj pa ngjyra, bënë jehonë, jo vetëm në kohën kur ajo jetoi, por edhe më vonë.

Në Muzeun e Artit në Harvard, është ekspozuar një vepër arti e artistës Anneliese Hager, e cila lidhet me shkenën dhe poezinë.

Kuratorja e këtij muzeu Lynette Roth, ka thënë se kjo ekspozitë fokusohet në rolin e grave krijuese në historinë e fotografimit.

“Jam shumë e lumtur të ju prezantoj në ekspozitën ‘Hijet e bardha’, të artistes Anneliese Hager dhe fotografitë pa ngjyra. Anneliese Hager përshkroi fotografinë pa ngjyra si hije të bardha, sepse sipas saj, çdo gjë që qëndron pezull. Ndërsa gjatë ekspozimit mbetet pjesa më e bardhë dhe më e ndritshme të imazhit që rezulton. Kjo fotografi është një imazh fotografik, i bërë pa përdorimin e kamerës, thjesht duke vendosur objekte në një fletë letre ose sipërfaqe tjetër të ndjeshme ndaj dritës, duke krijuar kështu një imazh të ri”, ka thënë Roth.

Anneliese Hager, ishte një ndër artistët e para, e cila shkrepi fotografi të quajtura “Hije të bardha”. Ku më pas kjo lloj fotografie, u kthye në metaforë.

“Kur fillova të mendoj për një Anneliese Hager’s, për karrierën e saj artistike imazh i hijeve të bardha u bë një metaforë, jo vetëm për një Anneliese Hager, por për shumë gra të tjera artiste të cilët punonin në mediumin e fotogramit”.

”Fotogramet e hershme të Anneliese Hager u shkatërruan të gjitha në bombardimin e Dresdenit në 1945. Pas luftës, ajo u zhvendos në një fermë. Ajo e filloi këtë praktikë pa ujë të rrjedhshëm, pa studio, pa dhomë të errët të sajën. Ne mund ta imagjinojmë atë në fund të viteve të 40-ta duke mbledhur objekte që do të krijonin këto efekte tepër dinamike në fotogramet e saj”, ka shtuar kuratorja Lynette Roth.

Mediat botërore, e rishikuan disa herë veprën e Anneliese Hager dhe deklruan se ajo i përkiste një surrealisteje gjermane, një letrareje të rrallë, saqë fotot e saj, dukeshin si diçka e paaritshme.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika