Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar sot dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas Policisë, arrestimi u bë bazuar në dyshimin e arsyeshëm dhe provat materiale të siguruara se të dyshuarit, më 27 shkurt 2026, në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, hodhën një mjet shpërthyes (granat dore) teksa pati dëme materiale, pa pasoja të tjera, njofton Dukagjini.
Pas intervistimit, dy të dyshuarit, meshkuj të moshës 24 dhe 25 vjeç, me aktvendim të prokurorit, iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Policia thekson se hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të identifikuar të gjitha personat e përfshirë.