Ministrja në ë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fitore Pacolli, ka njoftuar se po vazhdon aksioni për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në pronat publike përreth Liqenit të Ujmanit.
Sipas saj, deri më tani janë rrënuar 17 objekte, përkatësisht vila të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në këtë zonë. Pacolli ka theksuar se aksioni do të vazhdojë pa kompromis dhe nuk do të kufizohet vetëm në Ujman.
“Aksioni do të vazhdojë pa kompromis dhe do të shtrihet edhe në pjesë të tjera të Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së pronës publike dhe zbatimit të ligjit”, ka deklaruar Pacolli.
Ndryshe, Përfaqësues të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”, të asistuar nga Policia e Kosovës kanë nisur aksionin e radhës për rrënimin e hotelit “Jezero” në pronën e kësaj ndërmarrje, përreth Liqenit të Ujmanit.
Ibër Lepenci vijon aksionin pranë Ujmanit, Policia asiston në lirimin e pronave të uzurpuara
Siç ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, aksioni po asistohet nga Policia e Kosovës.
Elshani ka bërë të ditur se Policia po e asiston ndërmarrjen “Ibër-Lepenci”, si dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës gjatë këtij procesi.
Aksioni është ndërmarrë pasi ka skaduar afati i vendosur nga “Ibër-Lepenci” për shfrytëzuesit e objektit që ta lirojnë pronën, për të cilën ndërmarrja ka deklaruar se është uzurpuar.
Ditë më parë, u rrënuan 11 vila të ngritura po ashtu ilegalisht në zonën e Ujmanit. Edhe ai u veprim u mor me kërkesë të ndërmarrjes publike hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, në pronën e së cilës u ngritën objektet.
