Hoti – Kurtit: Negocimi i statutit të Asociacionit – veprim i një politikani që shkel mbi çdo gjë për ta ruajtur pushtetin

"Pa kurrfarë premtimi për njohje reciproke, e me gjithë atë dhunë që kreu aktual i Qeverisë ka përdorur për të kundërshtuar Asociacionin, negocimi i statutit të Asociacionit që ndodh sot në Bruksel, është veprim i një politikani që shkel mbi çdo gjë për ta ruajtur pushtetin", ka thënë ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se negocimi i statutit të asociacionit që ndodh këtë të martë në Bruksel, është veprim i një politikani që shkel mbi çdo gjë për të ruajtur pushtetin.

Kështu ka theksuar Hoti në një shkrim në Facebook, duke akuzuar Qeverinë aktuale në krye me kryeministrin Albin Kurti, se i njëjti dikur me dhunë kundërshtonte Asociacionin.

Sipas tij, sikur bisedat e sotme në Bruksel lidhur me asociacionin të ishin pjesë e “Marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ndoshta do t’i kishte kuptuar dhe arsyetuar qeveritarët aktualë.

“Por, pa kurrfarë premtimi për njohje reciproke, e me gjithë atë dhunë që kreu aktual i qeverisë ka përdorur për të kundërshtuar Asociacionin, negocimi i statutit të Asociacionit që ndodh sot në Bruksel, është veprim i një politikani që shkel mbi çdo gjë për ta ruajtur pushtetin”, shkroi ai.

Pavarësisht kësaj, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dyshon se ka mundësi të arrihet diçka më e mirë se ajo që parashihet në marrëveshjen e vitit 2015, ku thuhet në mënyrë eksplicite se statuti i Asociacionit duhet të marrë pajtimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës para se të miratohet nga Qeveria.

Lajçak: Ekipi menaxhues do ta prezantojë draft-statutin e Asociacionit, nuk e dimë përmbajtjen

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika