Hoti: Qeveria ka marrë borxh për skema sociale e shkrimin e ligjeve

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria aktuale ka marrë borxh për skema sociale dhe shkrimin e ligjeve, duke e cilësuar këtë praktikë si jashtë parimeve të financave publike

Avdullah Hoti, LDK

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, lidhur me menaxhimin e borxhit dhe politikat financiare të Qeverisë aktuale, ka vënë në pah disa çështje, në të cilat, sipas tij, kjo qeveri nuk ka sjellë përmirësime.

“Asnjëri nga tre indikatorët kryesorë të borxhit shtetëror nuk është përmirësuar gjatë qeverisjes aktuale. Për korrektësi, krahasimet duhet të bëhen mes vitit të para pandemisë 2019 dhe vitit 2023: – Borxhi shtetëror si përqindje e PBB-së: 17.63% në 2019 dhe 17.19% në 2023; – Koha mesatare deri në maturim të borxhit: 5.29 vite në 2019 dhe 5.72 vite në 2023; – Norma mesatare e interesit: 2.16% në 2019 dhe 2.44% në 2023”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti ka thënë se një numër i konsiderueshëm i marrëveshjeve nuk janë rezultuar ende efektive.

“Disbursimi i mjeteve nga marrëveshjet e borxhit gjatë viteve 2021-2023 ka qenë shumë jo efektiv. Vetëm gjatë vitit 2023, janë ratifikuar 8 marrëveshje në vlerë 288 milionë euro, prej të cilave 5 nuk janë as efektive ende. Vonesat në disbursim kanë ekzistuar edhe në të kaluarën, por në këtë mandat ka përkeqësim”, ka shkruar ai.

Hoti ka kritikuar Qeverinë për marrjen e borxhit për skema sociale dhe shkrimin e ligjeve, duke theksuar se kjo është në kundërshtim me parimet e financave publike.

“Si parim, borxhi shtetëror merret për projekte kapitale që përdoren për dekada dhe kthehet nga përfitimet që vijnë nga shfrytëzimi i atyre projekte. Por qeveria aktuale, pa pasur asnjë krizë buxhetore, ka marrë borxh për skema sociale dhe për shkrimin e ligjeve. Kjo është në kundërshtim me parimet e financave publike. Kjo tregon mungesën e strategjisë kombëtare që përcakton dy çështjet kryesore të borxhit shtetëror: (i) kur merret borxhi shtetëror dhe në çfarë shume dhe (ii) cilat janë projektet që financohen me borxh shtetëror”, ka shkruar mes të tjerash deputeti i LDK-së.

Ai, ndër të tjera, ka theksuar se ende nuk është kryer vlerësimi kreditor shtetëror, një proces i rëndësishëm, që, sipas tij, mund të ndikojë në normat e interesit dhe qasjen në fonde të jashtme.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika