Hovenier për propozimet për dinarin: Shumë mirë që të dy palët të ofrojnë rrugëzgjidhje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, pas takimit me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, është shprehur optimist se takimet e djeshme të kryenegociatorëve në Bruksel patën “disa shenja pozitive” për ta zgjidhur çështjen e dinarit.

“Është mirë të shohim që ka mundësi që të dy palët ofrojnë rrugëzgjidhje se si mund të bëhet kjo, si dhe përgjegjësitë e zotit Lajçak”, ka thënë Hovenier.

Hovenier: Të ndryshohet mënyra e zbatimit të Rregullores së BQK-së

Ambasadori Hovenier gjithashtu ka thënë se SHBA-ja kërkon ndryshimin e mënyrës së zbatimit të Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për operimin e parasë ‘cash’, e që ndalon dinarin serb.

“Jemi të shqetësuar për atë se kjo mund të ndikojë te popullata e cenueshme, posaçërisht te komuniteti serb”, ka thënë Hovenier.

Bisedimet në Bruksel përfunduan me zotimet e palëve që deri më 22 mars t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Lajçak ka theksuar se bisedimet të vazhdojnë të hënën e ardhshme dhe se palët deri të premten do të dorëzojnë propozimet e tyre.

Kurse rregullorja e re e BQK-së ka hyrë në fuqi më 1 shkurt të këtij viti, pavarësisht kundërshtimeve nga ndërkombëtarët. Si rezultat i fuqizimit të kësaj rregulloreje u ndalua qarkullimi i valutave tjera, pos euros.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika