Hovenier për sulmet kibernetike: SHBA mbështet Kosovën për të përmirësuar integritetin e informatave që shpërndahen

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, ka shprehur mbështetjen e palëkundur të vendit të tij për Kosovën në aspektin e përmirësimit të integritetit të informacionit dhe të mbrojtjes nga sulmet kibernetike.

Hovenier duke folur në edicionin e shtatë të konferencës për Integritetin e Informacionit, të njohur si “DISICON”,ai theksoi rëndësinë e përdorimit të përgjegjshëm të teknologjisë në mbrojtjen e proceseve demokratike, përcjell Dukagjini.

Në fjalën e tij, ambasadori Hovenier vëmendjen e përqendroi tek potenciali që ofron Inteligjenca Artificiale për të ndihmuar në përmirësimin e proceseve të ndryshme, duke nënvizuar se këto mjete teknologjike duhet të përdoren me kujdes për të shmangur rrezikun e keqpërdorimit.

Mjetet e avancuara teknologjike, sipas tij, mund të jenë të dobishme por edhe të rrezikshme nëse nuk menaxhohen siç duhet.

Ambasadori Hovenier gjithashtu shtoi se SHBA-të kanë një angazhim të patundur ndaj mbështetjes së shoqërive civile dhe mediave të pavarura, të cilat janë thelbësore për një shoqëri të hapur dhe demokratike.

Ai pohoi se qeveria amerikane është e përkushtuar të ofrojë ndihmë në këto fusha si një pjesë e partneritetit të vazhdueshëm dhe të fortë mes dy vendeve.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika