Hovenier takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

“Takimi i mirë me Komandantin #KFOR MG Ulutaş. Përforcuam angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë në Kosovë dhe diskutuam sfidat e vazhdueshme. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm me NATO_KFOR-in pasi ajo punon për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë”, ka thënë Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutas.

Në një postim në rrjetet sociale, Hovenier ka theksuar angazhimin e përbashkët për sigurinë në Kosovë dhe ka diskutuar sfidat e vazhdueshme.

“Takimi i mirë me komandantin #KFOR MG Ulutaş. Përforcuam angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë në Kosovë dhe diskutuam sfidat e vazhdueshme”, ka shkruar Hovenier.

Ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm me forcat e KFOR-it në Kosovë, forcë “e cila punon për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë”.

Ky takim dhe angazhimi i përbashkët tregon përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara dhe KFOR-it për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika