Hoxha: Kurti u bëri dëm partive opozitare në Maqedoni, do fitonin më shumë pa të

Ylli Hoxha, analist politik

Njohësi i çështjeve politike, Ylli Hoxha, ka thënë se përfshirja e Albin Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, më shumë i ka bërë dëm partive shqiptare opozitare.

Ai në “Debat Plus”, tha se po të mos përfshihej Kurti, koalicioni opozitar atje do merrte më shumë vota.

“Kurit ka intervenu në një situatë politike duke ia dhënë vetes të drejtën për ta bërë ballafaqimin me Ali Ahmetin si e ka bërë me Shqiprim Arifin. S’janë të ngjashme këto figura, e kaluara politike e Ahmetit, autoriteti nuk është që toleron këso tolerime. Ka qenë gabim, Kurti u ka bërë forcave opozitare, pa përfshirjen e tij forcat opozitare do kalonte më mirë. Përfshirja e tij ka zgju reagim të jashtëzakonshme të të gjitha palëve, ka bërë shqetësim që ka rezulto me një mobilizim. Ka mujt me ndodhë ndryshimi më lehtë pa Kurtin”, tha ai.

Fitorja e VMRO-DPMNE e tmerrshme për të ardhmen e M. Veriore

Hoxha, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut është i “tmerrshëm” për të ardhmen e atij vendi.

Ai në “Debat Plus”, tha se me këto rezultate Maqedonia e Veriut do ketë në udhëheqësi parti me nuanca pro-ruse.

“Rezultati dje ka qenë hiq këtë pjesën që ka dominu raporti mes kandiatëve shqiptarë, por mes atyre fitues që kanë shkuar në balotazh është i tmerrshëm, problematik për të ardhmen e Maqedonisë, dhe synimin evropian për rajonin. Fitorja e VMRO-DPMNE është shuplakë e rëndë për Maqedoninë për BE-në,  e jep një efekt që e korrë një mbjellje të mëhershme.

Tejkalimi i Maqedonisë së Veriut sipas Hoxhës po kalon nga një frymë pro evropiane në një frymë pro ruse.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika