Hoxha për Hashim Thaçin: Për herë të parë e kam takuar në Hagë, ai është figura e liderit suprem të PDK-së por edhe të Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë se "është një fakt që mua me lëndon që Thaçin për herë të parë e kam takuar personalisht në Hagë, nuk më ka rastësisë ndonjëherë në jetë publike me taku personalisht"

Eliza Hoxha, deputete e PDK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini ka folur rreth ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Hoxha ka treguar se për herë të parë Thaçin e kishte takuar në Gjykatën Speciale në Hagë, duke theksuar se nuk e ka takuar asnjëherë më parë personalisht, as edhe kur ishte bërë pjesë e PDK-së.

“….është një fakt që mua me lëndon që Thaçin për herë të parë e kam takuar personalisht në Hagë, nuk më ka rastësisë ndonjëherë në jetë publike me taku personalisht. As kur kam hyrë në parti nuk e kam pasur rastin ta takoj. Kjo është që me vjen keq, ka qenë shumë i vështirë takimi, më e taku liderin e partisë”, ka thënë Hoxha.

Hoxha tha se Thaçi është figura e liderit suprem të PDK, por, edhe figura e liderit suprem të Kosovës, duke theksuar se Thaçi nga një ushtar i UÇK-së ka shpallur Pavarësinë e Kosovës dhe është bërë kryeministër dhe president i Republikës së Kosovës.

“Për mua është figura e liderit suprem të PDK-së, por, edhe të Kosovës pasi nga një ushtari i UÇK-së dhe një idealist, themeltari i PDK-së, ai që ka shpallur pavarësinë e Kosovës, president i Kosovës, kryeministr i Kosovës. Shembulli i tij tregon çka nënkupton dashuria e tij për vendin, çka nënkupton me besu jo vetëm në ëndërr tënde por edhe një ëndërr për të gjithë, çka do të thotë me punua çdo ditë për ato ëndrra dhe me pas guxim me i bë realitet”, ka shtuar Eliza Hoxha.

Shija e redaktorit

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Të fundit nga rubrika