Hoxha: Po ndihem në siklet, nuk ka kush t’i bëjë opozitë Kurtit

Analisti, Dibran Hoxha, ka thënë se është duke u ndjerë në siklet, sepse, sipas tij, nuk ka kush t’i bëjë opozitë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti

Analisti Dibran Hoxha

Analisti, Dibran Hoxha, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se është duke u ndjerë në siklet, sepse, sipas tij, nuk ka kush t’i bëjë opozitë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Po ndihem në siklet, për shkak se nuk ka balancë, nuk ka kush t’i bëjë opozitë Kurtit”, ka thënë Hoxha.

“Në replikim të Vetëvendosjes, në mënyrën sesi bën opozitë (Abdixhiku), kjo është huqje e targetit dhe mungesë e strategjisë”, ka thënë Hoxha.

Më herët, Hoxha është shprehur se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në metodë është krejt Vetëvendosje.

Lexo dhe: Hoxha: Lumir Abdixhiku në metodë është krejt Vetëvendosje

“Dhe kjo është një kartë që është djegë”, ka thënë ai.

Kujtojmë që mbrëmë, lidhur me sondazhet në kuadër të OMNIBUS-it për matjen e opinionit publik, ka reaguar vetë Abdixhiku, të cilat i cilësoi si “një propagandë të lodhur”.

Abdixhiku është shprehur se prej dy muajsh, LDK-ja ka porositur një seri sondazhesh, dhe se deri më tani kanë përfunduar mbi 17 mijë anketa vetëm në regjionin qendër.

Lexo dhe: Abdixhiku publikon sondazhin e LDK-së për pesë komuna

“Në pyetjen se, nëse zgjedhjet nacionale mbahen këtë të diel, për cilën parti do të votonit, rezultatet për LDK, të marra deri më tani vetëm për 5 qytete në regjionin qendër janë: Prishtinë 35%, Lipjan 42%, Podujevë 35%, Obiliq 36%, Fushë Kosovë 34%”, ka thënë Abdixhiku.

Për t’u informuar më shumë rreth rezultateve të sondazheve të realizuara nga UBO Consulting, lexoni lajmet më poshtë:

 

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika