Analisti Ylli Hoxha ka thënë se rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri i paraqitur në Exit Poll ka qenë i pritshëm, por se është lajm i keq në dy dimensione, ka thënë ai.
“Është lajm i keq se zgjidhet një qeveri për së katërti herë, në botën demokratike të rralla janë këto lloj qeverish,” ka thënë ai.
“Edi Rama, mendoj që ka qenë bukur shumë i pëlqyeshëm në raport me pozicionin e tij gjeostrategjik, por me analizu hollë e hollë veprimtarinë e tij politike, mënyrën e organizimit… del bukur problem me i dhënë cilësim pozitiv, qoftë në aspektin e ligjshmërisë, qoftë në aspektin e demokracisë,” ka thënë ai.
Hoxha tutje ka thënë se ka pasur disa ministra e zyrtarë të PS-së të arrestuar e të hetuar, andaj në mënyrë të natyrshme do të duhej që Shqipëria të organizohej në një frymë që do ta rrëzonte këtë qeveri.