Hoxha: Zgjedhjet mund të ndodhin gjatë pranverës, nuk shoh rrugëdalje tjetër

"Zgjedhjet mund të ndodhin gjatë pranverës, sepse nuk shoh që ka rrugëdalje tjetër", thotë analisti Ylli Hoxha

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mund të ndodhin shumë më shpejt se në vjeshtë, teksa theksoi se të njëjtat mund të mbahen gjatë sezonit të pranverës.

Kështu tha ai në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, teksa shtoi se nëse nuk mbahen zgjedhjet, Qeveria e Kosovës do të jetë në presion të shtuar.

“Parashoh që zgjedhjet mund të ndodhin më shpejt se në vjeshtë, mund të ndodhin gjatë pranverës, sepse nuk shoh që ka rrugëdalje tjetër”, tha ai.

Sipas tij, ndonëse ka pasur progres të çështjes së targave dhe të energjisë, Hoxha thekson se nuk sheh progres të shpejtë në pikën bazë e që, sipas tij, është Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe.

“Unë po shoh zbatim të marrëveshjeve të kaluara ose copëza të caktuara të marrëveshjeve, që nuk kanë të bëjnë me planin franko-gjerman. Kemi zbatim të dy marrëveshjeve, që janë jashtë marrëveshjes bazë. Ndonëse ka pasur progres te targat dhe energjia, nuk shoh se do të kemi progres të shpejtë në pikën bazë, që është Asociacioni, pranimi i Serbisë që e ka pranuar marrëveshjen franko-gjermane. Serbia do të vazhdojë të sabotojë tërësinë e marrëveshjes, Kosova do të hezitojë që të kryejë detyrën e saj parësore e që kjo është zbatimi i Asociacioni”, tha ai.

Ndërkaq, lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës pa viza që nga një janari, Hoxha e cilëson si një lajm të mirë.

“Liberalizimi i cili është dashur të ndodhë shumë më herët, ka qenë segregues i Bashkimit Evropian ndaj Kosovës për vite të tëra, ka ndodhë, shumë mirë që ndodhi, është lajm i mirë, sepse na bjen në rrafsh të barabartë me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Nuk ka kuptim që të liberalizohen vizat dhe Spanja të mos e pranojë një gjë të tillë, për më shumë një proces në të cilën Serbia e bën një njohje të tillë. Arsyeja pse Spanja nuk e njeh Kosovën nuk ka të bëjë me pikëpamje antishqiptare, antikosovare, ka të bëjë me idenë e secesionit”.

“Te energjia, mirë është që po paguhen faturat, por kjo e arritur është me një kosto të lartë e që është marrëveshja me Elektroserverin, ne i kemi dhënë goxha shumë Serbisë në mënyrë që ta kemi këtë zgjidhje të kësaj situate. Është marrëveshje e vështirë për t’u konsideruar si e dobishme”, tha ai.

 

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika